Policia e Kosovës arreston të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

05 shtator 2021 | 21:38

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike,I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.   I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendosja e masave të reja kufizuese nga Kosova në kufijtë…