Policia e Kosovës asgjëson 1 500 armë ilegale

20 shtator 2023 | 12:15

Policia e Kosovës ka asgjësuar sot disa armë ilegale të konfiskuara në raste të ndryshe gjatë këtij viti.

Asgjësimi i tyre është bërë në kuadër të Programit Kosovar për Siguri, në bashkëpunim me UNDP.

Zyrtarë të UNDP-së dhe Policisë së Kosovës theksuan se sa e nevojshme është që të ketë një ambient të sigurt për qytetarët, duke potencuar se përdorimi i tyre cenon sigurinë.

Procesi i shkatërrimit përfshin shkrirjen e mbi 1500 armëve të llojeve dhe kalibreve të ndryshme, të konfiskuara nga operacione te ndryshme të Policisë në të gjithë territorin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të keqes nuk mund t’i besohet”, kështu deklaroi presidenti ukrainas…