
Policia e Kosovës asgjëson rreth 100 bimë narkotike në Gjakovë
04 shtator 2024
| 16:39
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e policisë kufitare në Gjakovë kanë lokalizuar një parcelë më bimë narkotike.
Policia ka treguar se aty janë gjetur rreth 100 bimë me gjatësi nga 1 metër deri në 2.5 metra. Bimët dyshohen se janë të llojit kanabis.
Pas gjetjes sipas njoftimit janë marrë prova dhe është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.