Policia e Kosovës: Asnjë incident nuk ndodhi në ndeshjen Kosovë-Izrael
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur të dielën në mbrëmje Izraelin me rezultat 1-0.
Për ndeshjen e zhvilluar, konkretisht situatën e sigurisë është deklaruar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, kjo ndeshje ka kaluar pa asnjë incident.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë që nga ardhja e kombëtares së Izraelit në Republikën e Kosovës e deri në kthimin e saj për në Izrael. Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediet dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente”, thuhet në komunikatën e PK-së.