Policia e Kosovës bllokon rrugën para pikës kufitare në Jarinjë
Rrugët që të shpijnë nga Mitrovica drejt pikave kufitare me Serbinë Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe përkundër heqjes së barrikadave.
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë treguar për Sinjalin se kur do të hapen pikë kalimet Kufitar Jarinjë e Bërnjak për qarkullim.
Edhe në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur sot se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura.
Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori nga grupe serbësh.
Sot janë bërë 20 ditë që pikë kalimet kufitare Jarinjë e Bërnjak ishin mbyllur si shkak i barrikadave të ngritura në veri të Kosovës.