Policia e Kosovës degradon dy udhëheqës të lartë
14 prill 2021
| 00:36
Koloneli Kadri Arifi edhe drejtori i financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni, janë liruar gjatë së martës nga pozitat që mbanin, kanë bërë të ditur burime të KOHËS.
Ata janë sistemuar në stacione të tjera si këshilltarë.
Arifi me gradë kolonel, ishte udhëheqës i Divizionit të hetimeve.
Në fakt, kjo është vazhdimësi e risistemimit të disa prej udhëheqësve në Policinë e Kosovës që prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti 2. Gjatë ditëve të kaluara janë bërë edhe disa ndryshime të tjera në poste udhëheqëse.