Policia e Kosovës dërgon edhe 60 operatorë të njësive speciale në Shqipëri
28 nëntor 2019
| 12:24
Policia e Kosovë ka njoftuar se sot ka nisur për Shqipëria edhe 60 operatorë të njësive speciale.
Zyrtarët policorë janë angazhuar në kërkim-shpëtim në Shqipëri prej ditës që ka ndodhur tërmeti shkatërrues.
“Edhe sot, më 28 nëntor 2019, në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, nga Policia e Kosovës kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale. Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”, është thënë në njoftimin e Policisë se Kosovës.