Policia e Kosovës dërgon foto nga Kosharja, s’ka flamur serb në kullën e vrojtimit

13 qershor 2021 | 22:24

Policia e Kosovës e ka demantuar shkrimet e mediave serbe se në kullën e vrojtimit në Koshare në mesin e disa flamujve “Kuq e zi” është vendosur një flamur i Serbisë.

Për këtë lajm kishin reaguar edhe shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Dukagjin.

“Lidhur me disa shkrime në median serbe “blic” por edhe në rrjete të ndryshme sociale, se gjoja një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, ju konfirmojmë se Policia e Kosovës demanton shkrime të tilla që kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve dhe ju njoftoj se njësitet kompetente policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar të Republikës së Kosovës janë duke kryer detyrat dhe patrullimet e rregullta edhe në atë lokacion”.

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së reagojnë pasi flamuri i Serbisë u pa në kullën e vrojtimit në Koshare

Policia njofton se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend, përfshirë edhe menaxhimin dhe kontrollin kufitar.

“Sipas raportimeve aktuale nga njësitet policore kufitare dhe verifikimeve nga ai lokacion një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend, përfshirë edhe menaxhimin dhe kontrollin kufitar sipas mandatit të saj ligjor dhe kushtetues”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një gol i shpejt është shënuar në ndeshjen mes…