Policia e Kosovës dhe Policia e Çekisë diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit
Një delegacion i lartë i Policisë së Republikës së Çekisë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Departamentin e Kufirit si dhe në disa dikastere të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Operativë, Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga zyrtarë të departamentit të kufirit, kanë pritur në takim zyrtarët nga Republika e Çekisë, me të cilët kanë diskutuar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Sipas njoftimit të policisë, ndër të tjera është diskutuar edhe rreth programit “Bashkëpunimi për zhvillimin e sigurisë” si dhe për projekte të tjera që janë me interes të përbashkët policor.
Takime dhe vizita të delegacionit do të realizohen edhe në dikastere pranë MPB-së, në Aeroport, Pika Kufitare dhe lokacione të tjera që janë paraparë si pjesë e vizitës.
/Epoka e re/