Policia e Kosovës e arreston një sirian të dyshuar për vrasje

15 tetor 2024 | 15:44

Një shtetas sirian është arrestuar të martën në perëndim të Kosovës, pasi dyshohet për vrasjen e një burri dy vjet më parë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka thënë se shtetasi sirian me inicialet M.A dyshohet për vrasjen e një shtetasi irakian me inicialet J.H, 31 vjeç, në vitin 2022 në kufirin jugor të Kosovës, Vërmicë.

Ai është arrestuar në Pejë pas një hetimi nga policia e Prizrenit dhe ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë, thuhet në njoftim.

Nuk është e qartë cilat ishin motivet e vrasjes apo se si ka ndodhur ajo.

“I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje”, ka thënë policia.

Prokurori ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim për 48 orë, ka thënë policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj,…