Policia e Kosovës, e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it

17 nëntor 2021 | 13:40

Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë e Kosovës, Besnik Sallahu, ka thënë se ky institucion është i gatshme të jetë anëtarë i Interpol-it dhe i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme.

Në një tryezë të organizuar nga EULEX-i, ai ka thënë se kërkesa për anëtarësim në këtë organizatë varet nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitet teknike dhe ligjore në këtë aspekt.

Ndërsa udhëheqësi i ekipit të njësisë së EULEX-it për bashkëpunim policor ndërkombëtar, Vinicio Ceola, ka deklaruar se ky mision është 24 orë në dispozicion të shkëmbimit të informatave me Policinë e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar që ta mbështesë dhe të rrisë bashkëpunim me Policinë e Kosovës për një Kosovë dhe BE të sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Avdyli, deputeti i Listës Guxo që vepron në Grupin…