Policia e Kosovës e ka gati planin operativ për vizitën e Vuçiqit
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të veprojë në kuadër të planit të qeverisë së vendit në vizitën e planifikuar për nesër(të shtunën) të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.
PK në një përgjigje për lajmi.net thotë se e ka gati planin për siguri dhe do t’i përmbahet atij plani.
“Policia e Kosovës, çdo herë kur njoftohet nga organet shtetërore të Republikë së Kosovës, për vizita të personaliteteve ndërkombëtare që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës, ndërmerr masa, harton plane për të ofruar siguri për personalitetet në fjalë. Varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë dhe niveli i personaliteteve ndryshojnë edhe masat e sigurisë që ndërmerr PK-ja. Edhe me këtë rast është hartuar plan për siguri komfor vizitës së lejuar’’, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.