Policia e Kosovës e kthen prapa për në Serbi ministrin serb të Kulturës
26 mars 2018
| 12:44
Ministri i Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, Vladan Vukosavljeviq sot në orën 11:30 nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinje.
“Klan Kosova” ka njoftuar se Vukosavljeviq është penguar nga Policia e Kosovës që të hyjë në territorin e Kosovës.
Ministri i Kulturës së Serbisë është pritur të vizitonte manastiret në Kosovë sot dhe nesër.