Policia e Kosovës ia ndalon Vuçiqit vizitën në Banjë
09 shtator 2018
| 10:42
Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës.
Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Kështu raportojnë mediet serbe.
“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe “Telegraf”.