Policia e Kosovës jep shpërblim 5 000 euro nëse i gjeni këta persona
Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka bërë me dije se është në kërkim të tre personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje”.
Tre të dyshuarit janë identifikuar nga ana e Policisë, mirëpo kjo e fundit kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i gjetur dhe për këtë do të shpërblejë me 5 000 euro personat që ndihmojnë në kapjen e tyre.
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro, për cilin do që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje
Prishtinë, 11 dhjetor 2018 – Ju njoftojmë se për rastet e veprave penale të grabitjeve Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante, është angazhuar në hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve që dyshohet të jenë të përfshirë në këto vepra penale. Deri tani policia ka identifikuar dhe i ka futur në kërkim policor tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.
Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë.
Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro.
Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati.
Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në [email protected].
Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konfidencë të plotë.
Emrat dhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:
-Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.
-Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine.
-Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.
-Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, adresa e banimit në fshatin Trudë të Prishtinës
-Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine
-Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989, adresa e banim në fshatin Dobratin KK. Podujevë.