Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona të dyshuar për zjarrvënie

11 gusht 2021 | 12:48

Policia e Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarr në parandalimin dhe hetimin e rasteve të ndryshme penale që ndërlidhen me zjarret.

Përmes një komunikate për medie, policia ka treguar se nga muaji qershor i këtij viti deri dje(10 gusht) janë arrestuar gjithsej 20 persona të dyshuar të përfshirë në këto vepra.

“Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave”, është thënë në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është raportuar se Jennifer Aniston dhe David Schwimmer janë në…