
Policia e Kosovës ka prangosur 31 persona
10 maj 2020
| 11:41
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona për shkak se nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë së COVID-19. Policia ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar 19 persona, në Viti 6 persona, në Mitrovicë të jugut dhe Gjilan nga 2 persona dhe Kamenicë e Ferizaj nga një person.
Që nga data 4 maj, kur kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 3 orë brenda 24-orëve.
(B. D.: “Epoka e re” )