Policia e Kosovës kalon në orar 12 orësh pas zhvillimeve të fundit në veri

24 shtator 2023 | 18:58

Policia e Kosovës ka rritur gatishmërinë pas zhvillimeve të fundit në veri.

Nacionale ka mësuar se nga orari prej 8 orësh punë, Policia e Kosovës ka vendosur që ky orar të zgjatet deri në 12 orë.

Rreth ngjarjeve të sotme: Një polic është vrarë dhe të paktën dy janë plagosur në fshatin Banjskë në veri pasi rreth 30 sulmues sulmuan një fshat përpara se të barrikadoheshin në Manastirin e Banjskës. Polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

Oficerët e policisë u sulmuan nga disa pozicione të ndryshme me “një arsenal armësh zjarri, duke përfshirë granata dore dhe raketa me shpatulla”, thanë ata në një deklaratë.

Sipas policisë, rreth orës 02:34 në Mitrovicën e Veriut, njësiti për intervenim të shpejtë të policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnsk, në urë janë vendosur dy kamionë pa targa, e cila papritur është bllokuar.

“Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveçan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në reagimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani, ka shkuar në tre bilanci i të eliminuarve të formacionit terorrist në rrethinë dhe afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-polici i Kosovës, Naim Rudari, ka bërë të ditur se…