Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një personi

09 janar 2024 | 21:50

Policia e Kosovës përmes një kumtese për media thotë se njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë-Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, “Vjedhja e rëndë”, që është raportuar në polici me datën 04.11.2023”, njofton policia.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të armatosur kanë hyrë në studion e një kanali…