Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e një personi (Foto)

30 prill 2021 | 14:55

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë në kapjen e 34-vjeçarit, Nderim Haklaj, i cili është i dyshuar për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “zjarrvënie”.

“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania energjetike “Elektrosever D.O.O” që nga 28 dhjetori i vitit…