Policia e Kosovës kompozon marshin dhe himnin e saj

06 shtator 2024 | 12:02

Për herë të parë që nga themelimi 25 vjet më parë, Policia e Kosovës ka himnin dhe marshin e saj.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e policisë në përvjetorin e themelimit, raporton Klankosova.tv.

“Në këtë datë historike të themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetor do të publikohen”, ka thënë Kelani.

Marshin dhe himnin e Policisë së Kosovës e kompozoi Valton Beqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Policia e Kosovës gjatë…