Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbit në Jarinjë, sulmoi një zyrtar policor

07 prill 2023 | 21:59

Policia ka arrestuar pasditen e së premtes një serb, shtetas të Serbisë, i cili ka fyer dhe sulmuar zyrtarin policor në pikë kalimin kufitar në Jarinje, pasi nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari ka mbërritur në Jarinje në ora 16:30, ka tentuar të hyjë në Kosovë pa dokumentacion të nevojshëm dhe pas refuzimit të hyrjes, ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë në Jarinje.

42-vjeçari, serb me shtetësi të Serbisë, i identifikuar si N.T., më pas ka sulmuar edhe njërin nga zyrtarët policorë të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi policia.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Grupit të Miqësisë Kosovë - Francë, anëtarët…