Policia e Kosovës konfiskon bluzat provokuese të rinjve serb në Gazimestan

28 qershor 2021 | 13:42

Serbët e Kosovës sot në Graqanicë janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në hyrje të Gazimestanit ua kanë konfiskuar disa bluza disa të rinjve serb e të cilat konsideroheshin si provokim dhe nxitje të urrejtjes.

Serbët e Kosovës mblidhen në Graqanicë për të festuar Vidovdanin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika e eliminoi Portugalinë nga “Euro 2020” dhe tash do…