Policia e Kosovës kryen bastisje në 13 lokacione në Veri

17 tetor 2023 | 19:07

Policia e Kosovës, këtë të marte, ka njoftuar se ka përfunduar aksionin e katërt me radhë në Veri të Kosovës.

Zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë kryer bastisje në 13 lokacione në Veri.

“Bastisja është kryer në shtatë lokacione në Mitrovicën e Veriut, tre në Zveçan dhe tre në Leposaviq. Asnjë arrestim nuk është bërë”, ka bërë të ditur Elshani.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, Elshani, ka konfirmuar se disa prej rrugëve janë mbyllur me eskavator.

“Policia kufitare i ka mbyllë mbi 20 rrugë ilegale, por i ka mbyllë prej rastit të Banjës deri më sot, pra nuk janë mbyllë sot ato. Disa prej këtyre rrugëve janë mbyllë me eskavator duke qel gropa, disa me betona”, ka thënë Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të lënduar…