Policia e Kosovës lëshon urdhër arrest ndaj Stresit

03 gusht 2024 | 21:24

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtës në diskotekën “Sancy” në Pejë të Kosovës. Ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Medi Iseni, dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pak minuta më parë, Stresi në profilin e tij në Instagram ka njoftuar se Policia e Kosovës ka lëshuar urdhër arrest ndaj tij, ndaj edhe është detyruar ta anulojë koncertin që është dashur ta mbajë sonte në Vushtrri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga muaji maj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka…