Policia e Kosovës mban takim me partnerët strategjikë të saj
20 janar 2021
| 15:27
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, është mbajtur të mërkurën një takim virtual me partnerët strategjikë të policisë.
Ky takim u realizua me qëllim koordinimin dhe mbështetjen partnerëve në projekte të identifikuara, si dhe në përcaktimin e aktiviteteve me prioritet për Policinë e Kosovës.
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka falënderuar miqtë dhe partnerët e policisë të cilët na kanë mbështetur përgjatë të gjitha fazave të zhvillimit të organizatës së tyre.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët në ndërtimin e kapaciteteve dhe ofrimin e shërbimeve policore në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe efikase.