Policia e Kosovës ndalon drejtuesit e kamionëve me fotografinë e Putinit

01 maj 2020 | 18:15

Policia e Kosovës ka ndaluar dy vozitësit e maunave me targa të Serbisë, të cilët janë parë duke qarkulluar në rrugët e Pejës, me fotografitë e presidentit rus, Vladimit Putin dhe shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq janë shoqëruar në polici dhe po intervistohen.

Kështu ka thënë zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Pasdite policia ka ndaluar dy mauna, në njërën ka qenë e vendosur fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën një fotografi e shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq. Të dy vozitësit janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë ku edhe janë duke u intervistu. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Maunet janë me targa të Novi Sadit”, ka potencuar Gashi.

Qytetarë këtë e kanë cilësuar si provokim, andaj pas reagimit të tyre iu është mbuluar fytyra./T7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate me rastin e 1 Majit thotë se në…