Policia e Kosovës në kufi kap mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion
29 maj 2022
| 12:47
Dje rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës – veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1 620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti “Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë.