Policia e Kosovës obligon serbët t’i mbulojnë simbolet në targa (Foto)

04 tetor 2021 | 12:33

Pikëkalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak janë rihapur për automjete. Saktësisht në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm tiketat e para të bardha me ngjitës kanë mbuluar simbolet e të dyja vendeve në targa, ashtu siç janë dakorduar palët javën e kaluar në Bruksel.

Marrëveshja për targat e cila është nënshkruar javën e kaluar ka hyrë sot, dy javë pas bllokadave në rrugë që pamundësonin qarkullimin e automjeteve drejt pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas pikës 2 të marrëveshjes, nga sot në orën 8:00 është paraparë vendosja e etiketave ngjitëse mbi simbolet e njëra-tjetrës në targat e automjeteve, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për këtë çështje.

Vetura e parë që ka kaluar nëpër pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga drejtimi i Serbisë dhe ka hyrë në Kosovë mbante targa të Rashkës, ndërsa vetura e parë që ka hyrë në Serbi nga Kosova ishte nga Rahoveci. Në të njëjtën kohë, një veturë me targa Krushevacit ka hyrë në Kosovë. Trafiku është normalizuar edhe në Bërnjak.

Vonesa nuk ka as në pikëkalimin kufitar në Merdare. Procedura e ngjitjes së etiketave mbi simbole është relativisht e shpejtë.

Në të njëjtën kohë, zbatimi i kësaj pike nga marrëveshja e Brukselit ka filluar edhe në pikëkalimet e tjera kufitare në mes të  Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka…