Policia e Kosovës parakalon në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re
Pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në qytetin Auckland të Zelandës së Re, ku po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”.
Pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.
Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.
Edhe ambasadorja e Kosovës në këtë shtet, Jetmira Bërdynaj-Shala, ka shkruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë.
“Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re. Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!”, ka shkruar në platformën “X”, ambasadorja Bërdynaj-Shala.