Policia e Kosovës parandaloi përplasjen fizike mes sigurimit të Aeroportit dhe Presidentes Osmani

01 gusht 2024 | 22:11

Një skandal i madh ka ndodhur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku siç ka bër të ditur Presidenca e Kosovës, sigurimi i Aeroportit “duke mos i respektuar rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike kanë tentuar t’ia marrin telefonin personal Presidentes Osmani.”

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga presidentja Osmani. Në këtë moment sigurimi, siç ka bërë të ditur Presidenca, ka pasur edhe “tentim së shtyerjes fizike nga ana e sigurimit të Aerportit ndaj presidentes Osmani.”

Për të evituar eskalimin e situatës ka reaguar Policia e Kosovës për t’ia hapur rrugën Osmanit, bëhet e ditur më tej.

“Konfirmojmë se sigurimi i Aeroportit të Shkupit, duke mos i respektuar rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike kanë tentuar t’ia marrin telefonin personal Presidentes Osmani.

Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, thuhet në përgjigje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  sot në Aeroportin Ndërkombëtar të…