Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin me mallëra

10 korrik 2023 | 19:26

Policia e Kosovës, njësia për kontrollë kufitar me datë 10.07.2023 rreth orës 13:30 në Pikën kufitare në Merdare, për kontroll të vijës së dytë ka selektuar Autoambulancën me targa vendore të cilën e ngiste personi I.I M/K.

Gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme (gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi.

Malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është nënshkruar marrëveshja e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të realizimit…