Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1776 gjoba trafiku

25 janar 2023 | 10:53

Policia e Kosovës në Statistikat e Përgjithshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar 1776 gjoba trafiku.

Sa i përket aksidenteve trafiku me të lënduar janë regjistruar 16 persona, dhe me dëme materiale 31.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 29 persona, e vetëm 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Gjithashtu në vuajtje të dënimit janë 4 persona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur pas humbjes tmerruese…