Policia e Kosovës pranon pajisje elektronike nga qeveria britanike

12 mars 2025 | 16:02

Në hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, ka pritur në takim Margaret Belof nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe udhëheqësen e ekipit të ekspertëve të GCSI-së, Helen Legay me bashkëpunëtorë.

Ky takim ka shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Policisë së Kosovës dhe qeverisë britanike.

Në kuadër të projektit për komunikim strategjik, Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje elektronike në vlerë rreth 10 mijë euro, ka njoftuar policia.

Po ashtu, gjatë ceremonisë është bërë edhe lansimi i Manualit për Komunikim, një udhëzues i rëndësishëm që do të ndihmojë në avancimin e komunikimit dhe do të ofrojë praktikat më të mira për komunikimin me publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosana Haliti shpall të pavlefshme diplomën e klasës së -X-…