Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

09 shkurt 2025 | 20:47

Policia e Kosovës njofton se pani operacional i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, është realizuar me sukses në tërë territorin.

Sipas Policisë, zbatimi i i këtij plani, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar apo cenuar procesin zgjedhor. Policia vlerëson se në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze.

“Një ndër qëllimet e planit operativo policor, ka qenë inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike”- thuhet në njoftim.

Më tej, Policia njofton se ka iniciuar gjashtë raste, janë shoqëruar shtatë persona të dyshuar, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot ka iniciuar gjashtë (6) raste, prej tyre tri (4) raste të natyrës penale nga kapitulli XVIII i KPRK “Veprat Penale Kundër të Drejtave të Votimit“ dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar & Kanosje“, me ç ‘rast janë shoqëruar shtatë (7) persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit katër (4) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”- thuhet në kumtesë.

Po ashtu, Polici thotë se janë trajtuar edhe disa raste tjera, për të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetent janë evidentuar si shënime zyrtare.

“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe raste tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor. Plani policor vlerësohet se është realizuar me sukses, falë bashkëpunimit ndërinstitucional, falë punës dhe angazhimeve të zyrtarëve policorë si dhe bashkëpunimit dhe kulturës së lartë të treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”- theksohet në komunikatë.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Sadri Ramabaja, i cili njihet si përkrahës i…