Policia e Kosovës sekuestron 1 mijë kilogramë duhan

22 dhjetor 2021 | 15:42

Policisë Kufitare të mërkurën rreth orës 11:20, ka identifikuar furgonin “Wolsfagen LT”, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.), shtetas i Kosovës, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, policia ka njoftuar se autoritetet kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg)”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, me rastin është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.

“Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës”, ka njoftuar policia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli e festoi fitoren e Adana Demispor kundër Galatasarayt…