Policia e Kosovës sekuestron 300 litra vaj motorik
Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
“Si rezultat i kësaj, sot me datë 11.01.2021, rreth orës 13:35, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet vetura Wolsfagen Passat, ngjyrë e kaltër e mbylltë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (I.J.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë-Veri, përmes rrugëve ilegale.Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zonë urbane në drejtim të Ferizajt, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Sadovinë, komuna e Vitisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, gjatë kontrollit janë gjetur 300 litra vaj motorik, e paketuar në 25 kuti nga 12 litra .
“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës. Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke trajtuar rastin”, thuhet tutje në njoftim.