Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar

21 nëntor 2019 | 13:52

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të ndihmojnë policinë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/photos/pcb.2700899189970600/2700898963303956/?type=3&__tn__=HH-R&eid=ARCzUcG-CYb9ExJ2pZ95jL508uiwa9hUCS2tRyFhgM2UFq6–B7xEHrRK2xz_GR3CmZeMFjjW-gODxvO&__xts__%5B0%5D=68.ARAbeTDE4JQPxiN59s420yzVCskQdtZpQ2sm_JJ9ZRSAfifToTPtl230EEoCGeJEvf9uzfXvPrfzWEyE5XQ_YJ4O3uRuqZtoV_XKYHcret2yR4pJe4HIIS05TPCf1osIQU5QLsWmnZiyIOXgqYxYr6EsSMmElexUPu2Qt3RkuR0XDMCvW3LQ0hd20Pf8w3DjilmRTUHbBR5A3Yu1y3Z9FeHZveD-vUOD23GL-IQJdEmUzm8yzLYLAN2S8v825aCLE6mtlqyCJzobE2Q1RHHDxXigdNanpX7tUXo0N2EzfVeRetTfAinlyefEGCZNCScdv3P5geAPs2mTMDUInEcThBh92RACFeRFVgYlJRtMMIdwEe4hwsCZC1in

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës (ShSK) me anë të një…