Policia e Kosovës thekson nevojën e rritjes së bashkëpunimit me Europolin

05 maj 2022 | 15:27

Në konferencën rajonale të drejtorëve të Policisë e cila po mbahet në Shkup, e që i dedikohet luftës ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes, po merr pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe drejtorë të Policive të shteteve të ndryshme.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë rajonale, drejtori Mehmeti ka realizuar edhe një takim bilateral, mjaft të rëndësishëm me De Bolle, drejtoreshë ekzekutive e Europolit.

Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si dhe shkëmbimin e informacioneve të cilat ndërlidhen me luftën ndaj krimit dhe sigurisë së përgjithshme, e që i referohen marrëveshjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Europolit të arritur në shtator të vitit të kaluar për kanalin e sigurt të komunikimit.

Nga të dy palët u vlerësua si një takim mjaft i frytshëm dhe pozitiv, i cili do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…