Policia e Kosovës thotë se s’ka hasur në xhandarmërinë serbe në Karaçevë
07 gusht 2020
| 21:49
Policia e Kosovës thotë se pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti.
Por sipas Policisë së Kosovës, ata nuk kanë hasur në xhandarmërinë serbe. “Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”, thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovë dhënë për gazetën “Epoka e re”.
A.MAVRAJ /Epoka e re