Policia e Kosovës trajnon operatorë me qen zyrtar për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave

11 qershor 2024 | 20:58

Sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar pesë operatorë me qen zyrtar në njësinë K9 të Policisë së Kosovës.

Certifikimi sotëm përfshinë  dy operatorë me qen zyrtar për kërkimin e eksplozivëve dhe armëve,  si dhe tre operatorë me qen zyrtar  për kërkimin e Drogave, Kartëmonedhave, Armëve, Municionit dhe Polimerit (DKAMP), njofton policia.

“Ky trajnim ka filluar më 12.02.2024 dhe ka përfunduar më 11.06.2024 (gjithsej 4 muaj), i realizuar nga Instruktorët vendor të Njësisë K9, në Kampin Vrella, Sllatinë dhe në institucionet shtetërore të RKS-së.

Trajnimi është  realizuar duke iu përshtatur nevojave për luftimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SALË), duke marrë si model shtete aleate/partnere evropiane si Anglia dhe Franca”, njofton policia.

“Njësia me qen zyrtar K9 për herë  të parë  ka arritur të trajnojë dhe certifikojë tre qen zyrtar sipas plan-programit të ri DKAMP, që do të thotë një qen mund të bëjë kërkimin e Drogave, Kartëmonedhave, Armëve, Municionit dhe Polimerit.

Në ceremoninë e diplomimit dhe certifikimit kanë prezantuar eprorët udhëheqës nga Departamenti i Njësive Speciale, Divizioni i Trajnimit si autoritet mbikëqyrës, si dhe zyrtarë të lartë nga OSBE që kanë ndihmuar realizimin e këtij programi me rëndësi të veçantë”, përfundon njoftimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej mëngjesit të së hënës në Gjykatën e Qarkut në…