Policia e Kosovës: Vuçiqi është larguar nga territori i Kosovës
09 shtator 2018
| 16:04
Policia e Kosovës (PK) ka bërë me dije se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është larguar nga territori i Republikë së Kosovës.
“Delegacioni me presidentin serb është kthyer nga rajoni i veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50”, është thënë në njoftimin e Kosovës.
Po ashtu, PK-ja ka bërë me dije se gjatë protestës se qytetarëve në Drenicë nuk ka pasur të shtëna me armë.
“Ndërsa sa i përket disa raportimeve në mediet serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë”, është thënë në këtë njoftim.
/Epoka e re/