Policia e Maqedonisë: Ne do t’i arrestojmë personat që i kërkon Haga dhe jo EULEX-i
Mediat maqedonase kanë transmetuar se para ca ditëve katër vetura të EULEX-it janë futur nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe janë nisur drejt Tetovës.
Meqë ky informacion është paraqitur në kohën kur në Kosovë janë zhvilluar arrestime të ish ushtarëve të akuzuar nga Gjykata speciale me seli në Hagë, janë paraqitur dyshime mos ndoshta EULEX-i po bëhet gati të arrestojë ish pjesëtarë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Mirëpo nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup kanë ndalur me sqarim lidhur me këto informacione.
Siç kanë deklaruar nga MPB për Tv Alfa, EULEX-i nuk ka mandat të arrestojë në Maqedoninë e Veriut.
Prej aty kanë shtuar se nëse kërkon EULEX-i ose Gjykata Speciale e Hagës, arrestimet do t’i bëjë policia e Maqedonisë dhe pastaj do t’i dërgojë në Hagë, shkruan tetova1.