Policia e publikon thirrjen që ia kishte bërë Molliqajt që të paraqitet në stacion

02 shkurt 2022 | 07:43

Policia e Kosovës ka publikuar një foto të ftesës për paraqitje në polici të cilën thotë se ia ka dërguar Dardan Molliqajt.

Molliqaj u arrestua para futjes në emisionin Pressing në T7 nga Policia lidhur me protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike që u mbajt të shtunën. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit për sulm ndaj zyrtarit policor.

Mirëpo zyrtarë të PSD-së kanë thënë se Molliqaj nuk ka pranuar urdhërarrest me rastin e arrestimit dhe kanë thënë se Policia gënjen kur thotë se kanë shkuar për ta kërkuar në banesë atë e pastaj ia kanë lënë një ftesë kur nuki e kanë gjetur aty.

Policia ka postuar këtë foto ku tregohet thirrja që i është bërë Molliqajt.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, Policia e Kosovës publikon ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes së dërguar personit D.M.”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për…