Policia e Serbisë e arreston një shqiptar nga Gjakova nën pretekstin për krime lufte
18 prill 2024
| 18:38
Policia e Serbisë ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe. Siç mëson Express nga burimet e saj personi i arrestuar është nga komuna e Gjakovës.
S.D. është i lindur në vitin 1970.
Kujtojmë që dje Policia serbe ka arrestuar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, 9 prej të cilëve janë liruar ndërsa në paraburgim po mbahet akoma zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.