Policia e Shqipërisë bëhet me drejtor të ri

07 tetor 2021 | 12:01

Me ceremoni zyrtare, sot Gledis Nano ka marrë detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se synon rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale të policisë.

Në ceremoninë e betimit, ai është shprehur se në këto dy dekada në radhët e Policisë së Shtetit ka kuptuar se ky institucion është një pjesë kryesore e jetës së tij.

“Të nderuar kolegë e qytetarë, Besimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përtej privilegjit, më ngarkon me përgjegjësinë për të qenë në lartësinë e detyrës në shërbim të qytetarëve dhe në nderim me përulje ndaj mundit, sakrificës dhe gjakut të derdhur nga çdo dëshmor i përjetësuar në yll në memorialin e kujtesës së Policisë së Shtetit. Ndaj gjej rastin, së pari t’u shpreh një falënderim të posaçëm, Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të Shqipërisë, për besimin e dhënë në këtë detyrë të re, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e pestë e Art Motion Superligës fillon me ndeshjen…