Policia e Shqipërisë bllokon 32 mjete lundruese
Policia kufitare e Shqipërisë ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë.
Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se mjetet e bllokuara janë 16 jet-ski, gjashtë gomone, tetë skafe dhe dy mjete lundruese turistike .
“20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, nëntë mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe tri mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë”.
“Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj”, është thënë në njoftim.