Policia e Shqipërisë ka konfiskuar 30 mijë euro
Policia e Shqipërisë i ka konfiskuar 37 vjeçarit mbi 30 mijë euro.
Policia e Shqipërisë, më saktësisht ajo e Fierit, ka arrestuar 37 vjeçarin me inicialet, K. B pasi nuk u ishte bindur urdhrave të policisë.
Sipas njoftimit të policisë, dy ditë më parë në një nga lagjet e Fierit, 37 vjeçari duke vozitur veturën e tij, nuk i është bindur urdhrave të policisë në një pikë kontrolli.
“Policia ka filluar ndjekjen e tij. Pas ndalimit, në makinën e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 30 mijë e 450 euro për të cilat i dyshuari nuk ka treguar origjinën e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për veprat penale, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.