Policia e Stambollit arreston 41 protestues

25 mars 2025 | 07:49

Pas protestave të mbajtura në Saraçane të Stambollit, të cilat nuk u lejuan nga policia, 41 persona u ndaluan me akuzën e fyerjes së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe familjes së tij.

Në një hetim të nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit, u konstatua se 41 të dyshuar kanë fyer presidentin Erdogan dhe familjen e tij pas një demonstrate të paautorizuar të mbajtur në Saraçane.

Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarit për veprat penale “fyerje e presidentit”, “shkelje e ligjit për tubime dhe protesta” dhe “rezistencë ndaj zyrtarit në detyrë”.

Në një operacion të kryer nga ekipet e policisë së Stambollit, ata morën masa dhe ndaluan 41 të dyshuar.

Trajtimi i të dyshuarve në stacionin policor vazhdon.

Turqia është tronditur nga protesta prej ditësh pasi kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu u arrestua me akuza për korrupsion dhe terrorizëm. Imamoglu u arrestua para se të zgjidhej si kandidat i opozitës në zgjedhjet presidenciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në…