Policia e Tiranës e procedon të lirë Jozin pas sulmit ndaj Gjestit

13 prill 2025 | 13:43

Një ngjarje jo e këndshme ndodhi gjatë transmetimit të gjysmëfinales të Edicionit të 4-të të Big Brother VIP Albania.

Jozefin Marku-Jozi, njëri nga banorët e ka goditur brutalisht Besart Kelmendin, e njohur si Gjesti.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Jozi u prangos nga policia. Ky rast i shëmtuar ka sjellur reagime të ashpra në opinion, si në Kosovë e ashtu edhe në Shqipëri.

E lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, tani ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia.

Lidhur me ngjarjen kishte reaguar edhe Top Channel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona (shoferi dhe tre pasagjerë), janë lënduar si pasojë…